Presidenti i Ukrainës ka sulmuar liderët e NATO-s në një fjalim të zjarrtë për refuzimin e tyre për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi në të gjithë vendin.
Duke folur nga Kievi, Volodymyr Zelensky tha se ngurrimi i Perëndimit për të ndërhyrë i ka dhënë Rusisë “një dritë jeshile” për të vazhduar bombardimin e qyteteve dhe fshatrave.
NATO ka argumentuar se një zonë ndalim-fluturimi do të rezultojë në konfrontim me Moskën.
Por Zelensky tha se nuk pajtohet se veprimi i drejtpërdrejtë mund të “provokojë agresionin e drejtpërdrejtë të Rusisë kundër NATO-s”.
Në komente të zemëruara, ai tha se argumenti pasqyron “vetëhipnozën e atyre që janë të dobët, të pasigurt brenda” dhe se hezitimet perëndimore treguan se “jo të gjithë e konsiderojnë luftën për liri si qëllimin numër një të Evropës“.
“Të gjithë njerëzit që do të vdesin duke filluar nga kjo ditë do të vdesin edhe për shkakun tuaj. Për shkak të dobësisë suaj, për shkak të përçarjes tuaj,” shtoi Zelensky i zemëruar.