Vendosni fjalën kyçe....

10 fshatra në Skrapar pa energji elektrike prej 24 orësh, riparimi i vështirë për shkak të borës


10 fshatra në Skrapar kanë mbetur pa energji elektrike prej më shumë se 24 orësh.

Shkak për këtë janë bërë reshjet e dendura të borës së fundmi që kanë përfshirë një pjesë të madhe të zonave malore të vendit.

Riparimi i defektit nuk është mundësuar ende duke qenë se rrugët në zonat e thella janë të pakalueshme.

Sipas OSHEE-së fshatrat më problematikë janë fshatrat e komunave në zonat e thella të rrethit të Skraparit si ato në ish-komunën e Gjerbsit, në ish-Komunën Qendër Leshnje Zhep, Potom, shkruan Shqiptarja.