Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se goditi sekretarin e qendrës së votimit, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Dibër


Një person është shpallur në kërkim në Dibër pasi akuzohet se ka goditur me mjete të forta sekretarin e komisionit të qendrës së votimit.

40-vjeçari me iniciale K.F. është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur punën për kapjen e tij.

Sipas 56-vjeçarit me iniciale Q.S., autori e ka goditur jashtë qendrës së votimit në Melan.

Njoftimi

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër. Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.”