Ukraina ka një plan nëse Presidenti Volodymyr Zelensky vritet gjatë pushtimit rus, tha të dielën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë hollësi për t’u siguruar që ekziston ajo që ne do ta quajmë vazhdimësi e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër. Dhe më lejoni ta lë me kaq,” tha Blinken në ‘Face the Nation’ të CBS.
Blinken vlerësoi presidentin ukrainas Zelensky për vendosmërinë e tij gjatë 10 ditëve të fundit që nga sulmi i paprovokuar rus.
“Lidershipi që ka treguar Presidenti Zelensky, që ka treguar gjithë qeveria është i jashtëzakonshëm, ata kanë qenë mishërimi i këtij populli jashtëzakonisht të guximshëm ukrainas,” tha Blinken.