Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Rezultati brenda orës 22:00 të mbrëmjes së nesërme


Kreu i KQZ-së Celibashi ka thënë mbrëmjen e sotme se rezultati për pesë bashkitë e vendit pritet të shpallet brenda mbrëmjes së ditës nesërme.

Në një deklaratë për mediat ai tha se pritet që rezultati të dalë brenda orës 22:00. Në Vorë rezultati doli vetëm dy orës pas mbylljes së votimit duke qenë se u përdor votimi e numërimi elektronik.

“Brenda ditës së nesërme, ndoshta në orët e vona do kemi rezultatin për numrin më të madh të Bashkive, para orës 22:00 të mbrëmjes.” – tha Celibashi.

Fitues u shpall kandidati i PS-së Blerim Shera, në vend të dytë kandidati i Shtëpisë së Lirisë Lulzim Vrana ndërsa Ymer Marku i PD-së u rendit në vendin e tretë.