Vendosni fjalën kyçe....

Incident në qendrën e votimit në Durrës, qytetari godet komisionerin e PD-së, ndërpritet për pak minuta votimi


Një incident ka ndodhur pak më herët në QV nr. 1499 në Durrës, ku janë përplasur dy persona.

Sipas televizionit “News 24”, një qytetar që vinte nga jashtë ka goditur një person që ka patur detyrë si komisioner i PD-së në këtë qendër votimi. Votimi është pezulluar për pak çaste ndërsa policia mbërriti për të marrë dëshminë e komisionerit për të mësuar se ç’ka ndodhur.

 “Ishim në proces. Anëtari kishte dalë tek dera. Vjen një makinë me disa njerëz. Kemi njoftuar strukturat, policia po bën punën e vet. Dimë që janë Shtëpia e Lirisë, besoj unë. Denoncimin e bën vetë personi.”- një prej anëtarëve të komisionit të votimit.

Menjëherë pas përfundimit të dëshmisë së komisionerit të PD-së, ka rinisur procesi i votimit normalisht.

Komisioneri i pyetur nga gazetarët nuk pranoi të jepte informacione për momentin se çfarë kishte ndodhur: “S’kam komente për momentin”.