Vendosni fjalën kyçe....

PS fiton Vorën, ndërsa Berisha shkërmoq Bashën


Partia Socialiste a arritur të fitojë bashkinë e Vorës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Duke qenë se në Vorë u përdor numërimi dhe votimi elektronik, rezultati doli pak orë pas mbylljes së procesit duke konfirmuar fitoren e thellë të kandidatit socialist Blerima Shera e 7530 vota nga 11 mijë e 96 votues në total.

Në vend të dytë u rendit kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë Lulzim Vrana me 2589 vota ndërsa kandidati i PD-së, Ymer Marku mori 687 vota.

Ajo që bie në dy është se kandidati socialist ka marrë më shumë se dyfishin e votave të dy rivalëve të tij bashkë. Po kështu kandidati i Shtëpisë së Lirisë ka marrë gati katërfishin e kandidatit të PD-së.

Në Vorë PD-ja nuk pati komisioner pasi ata që dërgoi nuk ishin banorë të bashkisë Vorë e pas votimit të përfaqësuesve të PS-së e koalicionit Shtëpia e Lirisë, ata u përjashtuan. Në vendimin e marrë përfaqësuesit e dy kampeve thanë se u bazuan te ligji zgjedhor.

Zgjedhjet e sotme në gjashtë bashkitë e vendit shënuan një pjesëmarrje të ulët.