Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit Luan Hoti ka votuar sot në orën 08:00 në Lagjen 1, në qendrën e votimit të ngritur te Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediet, Hoti tha se ka vetëm një mesazh për qytetarët: “Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj të dalin të votojnë, të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e këtij qyteti, të votojnë që t’i japim fund marrjes peng të qytetit të Durrësit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit. Faleminderit!”.
Në Durrës janë thirrur për të votuar 262 019 mijë zgjedhës janë thirrur në total për të votuar, 4008 prej të cilëve janë votues për herë të parë.