Vendosni fjalën kyçe....

Ngërçi me anëtarët e PD-së në QV-në Vorë, Celibashi sqaron situatën


Procesi i votimit në Vorë ka nisur me vonesë në Vorë, kjo për shkak se nuk u paraqitën komisionerët e PD.

Vora është e vetmja ku do aplikohet votimi dhe numërim elektronik, ku për shkak të kësaj janë hasur disa problematika.

Kjo është konfirmuar edhe nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi i cili ka sqaruar ngërçin në Vorë, duke thënë se nuk ka qenë ndonjë problematikë e theksuar.

“Sa i përket Vorës, Celibashi deklaroi se të gjitha QV janë funksionale në bashkinë e Vorës.

Në një pjesë nuk është numri i plotë i anëtarëve të komisionit, por në të gjitha komisionet ekziston kuorumi prej 4 anëtarësh. Kemi pasur një situatë problematike në lidhje me këtë çështje, pasi KZAZ e Vorës nuk pranoi fillimisht propozimet e PD-së për anëtarë të QV pasi personat që ishin propozuar nuk ishin banorë të Vorës, sikurse e kërkon Kodi Zgjedhor.

Pastaj kemi ndërhyrë si KQZ dhe i kemi vënë në dispozicion KZAZ Vorë një listë të personave që kanë aplikuar në portalin e KQZ të gatshëm për të zëvendësuar anëtarët në QV. Është pranuar me vendim të KAS-it pasi dhe në këtë situatë KZAZ nuk e ka pranuar listën që kemi dërguar.

Është ankuar PD në KAS dhe KAS ka vendosur të pranojë që sekretarët që duhet të ishin zgjedhur nga PD të emëroheshin nga KZAZ nga lista që ishte dërguar. Mungojnë një pjesë e anëtarëve të PD-së që duhet të ishin propozuar nga PD pasi KZAZ i ka rrëzuar me arsyetimin se nuk ishin banorë të Vorës. Nga pikëpamja ligjore procesi në Bashkinë e Vorës është duke u zhvilluar normalisht. Janë 4 anëtarë që përbëjnë kuorumin minimal për procedurat e votimit.”– deklaroi Celibashi.