Vendosni fjalën kyçe....

Noka i përgjigjet PD-së: Shoqata e bravave nuk solli komisionerë, gjeti ca punonjës call center-i


Deputeti demokrat Flamur Noka i është përgjigjur PD-së pasi kjo e fundit akuzoi ish-kryeministrin Berisha e koalicionin Shtëpia e Lirisë se kishte bashkuar votat me PS-në e kryeminisrit Rama për të përjashtuar komisionerët e PD-së në Vorë.

Në një deklaratë për mediat, Noka tha se nuk është faji i koalicionit pse ajo që e quajti ‘shoqata e bravave’ nuk kishte sjellë komisionerët e duhur por kishte sjellë punonjës nga call center-a.

“Ky nuk është faji i Shtëpisë së Lirisë pse shoqata e bravave nuk ka përfaqësues dhe mundohet të sjellë si përfaqësues punëtorët e call centerave të kunatit dhe të Edi Ramës. ky është faji i shoqatës së bravave. Duhet të mos kesh fytyrë, duhet që të mos skuqesh dhe të mos zverdhesh, duhet të jesh përfaqësues i Lul bravës që pasi ja lë gjithë procesin e administrimit zgjedhor me marrëveshje Ramës dhe të dalësh të akuzosh ‘Shtëpinë e Lirisë’, e cila përfaqëson demokratët, opozitarët e regjimit dhe që konform ligjit është pjesëmarrëse në një proces demokratik dhe të detyrueshëm ligjor. Askush s’mund të thotë që ‘Shtëpia e Lirisë’ është pjesë e atyre që thonë përfaqësuesit e bravës. Të gjithë e dinë se përfaqësuesit e bravës ka 24 orë që nuk kanë sjellë përfaqësues në komision. S’mund të jetë komisioner asnjë individ që nuk është banor i bashkisë. Do të thotë që ka patur kohë shoqata e bravave për të caktuar komisioner por mendoni në çfarë mjerimi janë. Nuk gjejnë dot komisionerë dhe duan vota.” – tha Noka.