Vendosni fjalën kyçe....

Nuk u votua për 5 orë, KZAZ shpall pavlefshmërinë në tri qendra votimi në Shkodër


Procesverbali i KZAZ shpall pavlefshmërinë në tri qendra votimi në Shkodër. Kjo për shkak se mbi orë atje nuk ka pasur votim.

Situata ka ardhur e tillë për shkak të motit të keq, temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës, që e kanë bërë të pamundur për banorët të paraqiten për votime.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, deklaroi më herët se nëse nuk do të ketë votime për 5 orë atëherë ato do të anulohen.

Më herët qarkulluan në rrjet video nga zona e Dukagjinit, ku tregohej se si komisionerët e Pultit dhe Shoshit kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të dëborës.