Vendosni fjalën kyçe....

Problematika në një qendër Votimi në Lushnjë, mungojnë emrat e 20 votuesve, votat hidhen në kutinë e gabuar


Në Lushnjë votimi ka nisur normalisht në orën 07:00, mirëpo janë shfaqur probleme në Qendrën e Votimit 28891 në Savër.

Kjo për shkak se në listën fizike emërore mungojnë 20 emra të votuesve.

Një tjetër problematikë në këtë QV është se votat po hidhen në kutinë e materialeve zgjedhore dhe jo kutitë e fshehta të kartonit që përdoren zakonisht.

Nga Komisioni këtë e cilësojnë një gabim njerëzor.

Ndërkohë ka patur ankesa nga kryetarja e KZAZ-së e cila akuzoi mediet se po pengonin procesin.

“Nuk më keni marrë dhe nuk më keni thënë mua gjë, në KZAZ nuk është raportuar. Është i zgjidhur si problem. Votuesit janë duke e bërë. PEI vazhdon. Është mbajtur një procesverbal. Për kutinë, është mbajtur një procesverbal, nuk ka asnjë problem, e rëndësishme është që kodet janë të rregullta.”– tha kryetarja e KZAZ-së.