Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë bisedimesh të hënën. Ky lajm është bërë i ditur nga negociatori ukrainas David Arakhamia në një postim në “Facebook”.
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të fqinjit të saj më 24 shkurt.
Të enjten, palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftarake, megjithëse ka pasur vonesa në zbatimin e tyre.
Ukraina tha të shtunën se bisedimet nuk kishin dhënë rezultate, por se do të vazhdonte negociatat.
“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën.”- shkroi Arakhamia, i cili është gjithashtu kreu i fraksionit parlamentar i partisë së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se përpjekja e Zelenskiy për të siguruar ndihmë të drejtpërdrejtë nga NATO në konfliktin midis vendeve të tyre nuk po ndihmonte bisedimet midis dy palëve, por se Moska ishte gati për një raund të tretë.
The third round of negotiations between Ukraine and Russia will take place on 7 March, according to Davyd Arakhamiia, Chairman of the Servant of the People parliamentary faction, one of the Ukrainian negotiators.
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) March 5, 2022