Vendosni fjalën kyçe....

UNHCR: Eksodi nga Ukraina është kriza me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore


Më shumë se 1.5 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina në 10 ditët e fundit në atë që është quajtur si kriza me rritjen më të shpejtë e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, shkroi në Twitter: “Më shumë se 1.5 milion refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje në 10 ditë – Kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Një numër rekord i refugjatëve u drejtuan vetëm në Poloni nga Ukraina. Siç shkruan The Guardian numrin total i tyre pritet të kalojë një milion njerëz më vonë të dielën.

Të dhënat e reja tregojnë se rojet kufitare polake morën deri në 129 mijë njerëz në pikat kufitare të shtunën, numri më i lartë në një ditë të vetme që nga fillimi i luftës, duke e çuar totalin e tyre në 922,400.

Komuniteti ukrainas i Polonisë prej rreth 1.5 milion personash është më i madhi i rajonit dhe e bën vendin një pikë kryesore destinacioni për refugjatët, megjithëse ukrainasit e arratisur kalojnë gjithashtu përmes Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë veriore. Zyrtarët thanë se shumë nga refugjatët që kanë mbërritur deri më tani kishin miq dhe vend ku të shkonin, por kreu i agjencisë së refugjatëve të OKB-së i tha Reuters se një valë në rritje e refugjatëve do të ushtronte presion mbi qeveritë për t’i pranuar ata.

“Sinqerisht, këto qeveri kanë bërë shumë mirë në përgjigjen e tyre fillestare.”- tha Grandi. “Ata ishin të përgatitur mirë. Por nëse numrat vazhdojnë të rriten, do të jetë problem.”