Vendosni fjalën kyçe....

Vritet një nga negociatorët e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë


Mediet ukrainase raportojnë se është vrarë një nga negociatorët e Ukrainës në takimin e parë në Gomel, Denis Kireev.

Ai thuhet se u vra gjatë ndalimit të tij nga Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës. Në medie ka informacione konfliktuale lidhur me ngjarjen, megjithatë thuhet se Kireev u akuzua se ishte agjent rus mes ukrainasve.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës pretendon se kishte prova të qarta për tradhtinë e Kireev, përfshirë bisedat telefonike. Kanali në telegram “Brothers in Arms” shkroi se Denis Kireev ishte vrarë dhe po përpiqej të transferonte përgjegjësinë tek SBU për të mbuluar krimin. Vrasja ka ndodhur pranë gjykatës së Pechersk.

Një postim i mëvonshëm në “Facebook” nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës e konfirmoi vdekjen e Kireev, por jepej një tjetër version për vdekjen e tij. Kireev thuhej se ishte një operativ i inteligjencës për Ukrainën, i cili vdiq në krye të detyrës. Ai thuhet se sëbashku me dy të tjerë të vrarë po kryente një opeacion special.

“Ata vdiqën, duke mbrojtur Ukrainën, dhe akti i tyre na solli më pranë fitores. Heronjtë nuk vdesin! Ata jetojnë aq gjatë sa i kujtojmë ne!”– thuhej në postim.

Asnjë koment zyrtar nuk është bërë mbi pretendimet për tradhti apo raportet se Kireev u vra nga autoritetet ukrainase.

Kireev është ekspert në sektorin bankar. Ai ishte ish-zëvendëskryetar i parë i Bordit Drejtues të Oschadbank (2010–2014) dhe anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Ukreximbank (2006–2012).

Ai ishte i martuar dhe me tre fëmijë.

Kireev në tavolinën e bisedimeve në Gomel të Bjellorusisë