Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim në terren, ndjek nga afër procesin e votimit në Durrës


Këtë të dielë po mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit. Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka zgjedhur të vëzhgojë nga afër procesin zgjedhor në Durrës.

Më konkretisht ajo ka qenë duke ndjekur procesin në qendrën e votimit në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Në një prononcim për mediat, diplomatja amerikane tha se “situata duket shumë e qetë dhe e rregullt deri më tani”.

E pyetur nga gazetarët për të dhënë një mesazh për qytetarët, ambasadorja Kim tha: “Vota është e drejta juaj dhe përgjegjësia juaj kështu që votoni”.

Ditën e sotme përfaqësues të ambasadës amerikane janë shpërndarë në të gjashtë bashkitë e vendit për të ndjekur procesin zgjedhor.