Vendosni fjalën kyçe....

Zingraf pyetet për deklaratën e ambasadores Kim për “non gratat”: Kush voton kë, është çështje e elektoratit


Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf, ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Shkodër. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediet ai tha se zgjedhja e Shkodrës është rastësi.

“Unë vi me shumë dëshirë në Shkodër, përfitova të takoj edhe njerëz që kisha kohë që s’i kisha parë, nuk është se ka patur një shkak të veçantë ardhja në Shkodër.”- tha ai.

Ai u shoreh se është kureshtar të shohë se si do të shkojnë këto zgjedhje:  “Unë mendoj se të gjitha zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, jo për mua por për gjithë Shqipërinë. Jam kureshtar të shoh si është atmosfera e këtyre zgjedhjeve, gjykoj se është një përgatitje shumë e mire e tyre.”

Zingraf u pyet nga gazetarët lidhur me komentet e ambasadores amerikane për të mos mbështetur kandidatët e personave “non grata” duke iu referuar kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë”.

Por ambasadori Zingraf tha se kush voton për kë është çështje e elektoratit.

 “Më lejoni të mos komentoj rreth këtij fakti, se kush voton për kë është çështje e elektoratit shqiptar dhe jo e imja.”- u përgjigj Zingraf.