Vendosni fjalën kyçe....

Basha vihet me shpatulla pas murit në mbledhjen e Grupit Parlamentar, i kërkohet dorëheqja


Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar një sërë deputetësh i kanë kërkuar të japë dorëheqjen pas humbjes edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Kanë qenë deputetët Ferdinand Xhaferraj, Dash Sula, Ilda Dhori dhe Helidon Bushati të cilët i kanë kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen. 

Ndërsa edhe Agron Gjekmarkaj i kërkoi largimin e Bashës dhe bërjen e zgjedhjeve të reja në parti i cili u përkrah edhe nga të tjerë.

Helidon Bushati ka propozuar edhe kongres pajtimi mes demokratëve.

Basha ka mbajtur sërish qëndrimin se zgjedhjet u vodhën ndërsa kjo u konsiderua fyerje nga deputetët Ferdinand Xhaferraj dhe Dash Sula.

Debatet:

Ferdinad Xheferraj: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD, por t’i na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.

Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë, i kanë vjedhur.

Dash Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.

Ilda dhori: Të hapen zgjedhjet në parti. Duhet të ikesh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyll duhet të zgjedhin demokratët cili na bashkon. 

Helidon Bushati: Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet të ikësh. Duhet Kongres pajtimi. Të bashkohemi! Duhet Kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa.

Agron Gjekmarkaj: Të ngrihet një komision dhe PD të shkojë në zgjedhje të reja.

Lulzim Basha: Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ia dorëzojmë Sali Berishës. Synimi i Berishës është të marrë PD për t’u mbrojtur nga non grata.