Vendosni fjalën kyçe....

Boiken Abazi: PE e kritikoi aleancën e Vuçiçit me Putinin kurse Kosova e dënoi, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë po pengon çdo përpjekje për ta denoncuar


Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar draft-rezolutën e cila dënon luftën e Rusisë në Ukrainë, që po diskutohet në Parlamentin e Shqipërisë.

Abazi shkruan se në Kuvend po pengohet çdo përpjekje për të denoncuar regjimin e Vuçiçit në Serbi dhe aleancën e tij me Vladimir Putinin.

Si shembull Abazi merr Rezolutën e Parlamentit Evropian e cila kritikoi qëndrimin e Serbisë në raport me Rusinë ndërsa në Parlamentin e Kosovës rezoluta në mbështetje të Ukrainës dënoi edhe aleancën e Putinit me Vuçiçin dhe përpjekjet për destabilizimin e rajonit.

1. Rezoluta e Parlamentit Evropian për Ukrainën e kritikoi edhe qëndrimin e Serbisë në raport me Rusinë e Putinit.

2.Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës e dënoi aleancën e Putinit me Vuçiçin, dhe tentativat për destabilizimin e rajonit në Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi.

3.Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në lidhje me draft rezolutën për Ukrainën që po diskutohet në këto momente, po pengohet çdo përpjekje për të denoncuar regjimin e Vuçiçit në Serbi dhe aleancën e tij me regjimin e Putinit në Rusi.

*** Ndërkohë, Vuçiçi sot e kërcënoi sërish me luftë Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. As në një rezolutë të thjeshtë nuk kanë guximin të thonë të vërtetën mbi Serbinë”-shkruan Abazi.