Vendosni fjalën kyçe....

Iu hoq e drejta e fjalës, deputetët e opozitës: Politika duhet të fliste me një zë për Ukrainën


Deputetët opozitarë, ish-kryeministri Sali Berisha, Tritan Shehu dhe Mesila Doda kanë qenë kundër heqjes së fjalimeve të ligjvënësve.

Gjatë fjalës së tij nga vendi, Tritan Shehu tha se është e rëndë që deputetëve t’iu hiqet fjala.

Po shkelet procedura rëndë, u shkel përpara, dhe po iu hiqet fjala deputetëve. Kjo ka të bëjë me sovranitetin e çdo deputeti. ne kemi për të diskutuar sot. Nuk mund t’iu hiqet fjala deputetëve. Të vazhdojmë diskutimet këtu. Askush nuk ka të drejtë të bëjë këtë ndryshim. Kjo do të thotë se s’ka parlamentarizëm këtu. Kush janë ata që vendosën? I dimë palët. Fjalët s’ia ndërpret njeri deputetëve”-tha Shehu.

Ndërkohë, të njëjtën gjë nga kërkuar dhe Doda. Ajo tha se sot politika duhet të ishte në një zë.

Unë sot mendoj që duhet të ishte një nga ato seanca që politika shqiptare të fliste me një zë. Kush është arsyeja se pse sot duhet të ikin folësit se duhet të vendos një grup vetëm. Mos të guxojnë që të heqin emrat nga lista e folësve. Është e turpshme që të nisini një sherr të tillë. Se di se kush e ka marrë guximin që të heqin emrat e folësve nga lista”- tha Doda.