Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton rezolutën në mbështetje të Ukrainës


Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme plenare projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus.

Rezoluta u miratua në konsensus nga të gjitha palët.

Në seancë pati debate mes disa deputetëve të opozitës dhe shumicës. Deputetët e opozitës kërkonin që në rezolutë të denoncohej edhe qëndrimi i Serbisë në krah me Rusinë dhe veprimet e saj në Ukrainë.