Vendosni fjalën kyçe....

Nënkryetari Gjekmarkaj pas humbjes së PD-së: Gati të mbaj përgjegjësi, çdo justifikim për humbjen i papranueshëm


Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me humbjen e kandidatëve të kësaj force politike në zgjedhjet e 6 Marsit në të gjashtë bashkitë ku ato u zhvilluan.

Gjekmarkaj e konsideron këtë si një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Gjekmarkaj thotë se PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë përgjegjësitë që çuan në këtë “katastrofë elektorale” siç e quan ai. Deputeti demokrat thekson se ai vetë është i gatshëm të mbajë përgjegjësinë e tij.

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.”- deklaroi Gjekmarkaj.