Vendosni fjalën kyçe....

Partia Socialiste fiton edhe në Dibër, kandidati i Berishës renditet i dyti


Partia Socialiste ka fituar edhe bashkinë e 4 në zgjedhjet e pjeshme vendore që u mbajtën ditën e dielë.

Sikurse bën me dije KQZ, kandidati socialist Rahim Spahiu është zgjedhur kryetar bashkisë në Dibër, me 13 995 vota ose 61%.  Një fitore e bindshme përballë tre rivalëve të tij në këto zgjedhje.

I dyti renditet kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhi me 19.46% ose 4 478 vota. Ndërsa kandidati i PD-së Luan Haka marrë 4 437 vota, ose 19.28%.

Kujtojmë se në Dibër kishte 4 kandidatë, pasi në garë merrte pjesë edhe kandidati i Partisë Lëvizja e Re- LRE, Dritan Torba, i cili ka fituar 99 vota, ose 0.43%.

Një nga kutitë në Dibër është lënë e pa numëruar pasi është e konstatuar se ka qenë e thyer.