Vendosni fjalën kyçe....

Pas Vorës PS merr edhe Rrogozhinën, PD renditet para ‘Shtëpisë së Lirisë’


Pas fitores së Bashkisë së Vorës, PS ka mundur të fitojë edhe atë të Rrogozhinës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në Rrogozhinë kandidati i PS-së Edison Memolla ka marrë 5438 vota ose 60.7 për qind të tyre. Ferinand Saraçi i PD-së ka marrë 1966 vota ose 22 për qind të tyre ndërsa Hekuran Xhani i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 1550 vota ose 17.3 për qind të tyre.

Duhet thënë se PS-ja është në avantazh edhe në bashkitë e Dibrës, Lushnjë e Dibrës ndërsa koalicionit Shtëpia e Lirisë është në avantazh vetëm në Shkodër.

Kandidatët e PD-së ndërkohë nuk janë në garë thuajse në asnjë nga katër bashkitë ku po numërohet ende.