Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK disa zyrtarë të bashkisë Shkodër, duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv në zgjedhje.
Ky veprim vjen një ditë pas zgjedhjeve të 6 marsit ku PD-ja zyrtare i cilësoi sërish të vjedhura.
Nga 7 të kallëzuarit, 4 janë me poste në bashkinë e Shkodrës dhe Vaut të Dejës.
Mark Molla, i biri i Ndoc, i datëlindjes 20/05/1961, banues në Shkodër, me detyrë publike Drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër.
Arban Luftia, banues në Shkodër, nëpunës i Bashkisë Shkodër, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së konvikteve pranë kësaj bashkie.
Kreshnik Luftia, banues në Shkodër, nëpunës i Bashkisë Shkodër.
Fitim Babaj, me banim Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.
Vasil Simoni, me banim në Juban, Njësia Administrative Guri i Zi, Bashkia Shkodër.
Ermal Erkoçaj, i biri i Agimit, i datëlindjes 28/11/1983, banues në Shkodër.
Erald Erkoçaj, i biri i Agimit, i datëlindjes 25/01/1988, banues në Shkodër.
PD akuzon zyrtaret e bashkisë për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Grupi i strukturuar kriminal”.
“Grupimet e individeve të angazhuar në skemat e shitblerjes së votës gjenerohen dhe kulmojnë tek eksponentë politikë të njohur rajonalë apo në drejtues të pushtetit qendror apo lokal. Kjo mënyre e gjenerimit dhe organizimit të kësaj veprimtarie kriminale kryhet nën formën e grupit të strukturuar kriminal, pasi jo vetëm se në aspektin e shpërndarjes horizontale marrin pjesë më shumë së dy persona porse edhe hierarkia vertikale urdhërdhënëse – ekzekutive tregon shenja të konsoliduara të kësaj veprimtarie e shtrirë në kohë. Për këtë arsye ky kallëzim penal adreson vepra penale të cilat bien në kompetencën funksionale të Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe 4 Korrupsionit (SPAK). Jo vetëm për këtë shkak arrihet në këtë konkluzion, edhe për faktin se vepra penale e parashikuar nga neni 328 i KP, ne vetvete i takon kompetencës së SPAK”, thuhet ne kallezim.
Partia Demokratike ka paditur gjithashtu edhe kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memollan, i cili akuzohen për blerjen e votave në këtë qytet.
“Kryetari i Bashkisë, Memolla, në materialin e publikuar ka kërkuar që punonjësit e OSHEE të veprojnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës së tyre, për shkak se, siç shprehet Edison Memolla, jemi në zgjedhje dhe debitores, duhet t’i merren ato, çfarë janë për të marrë, duke folur kështu në mënyrë të tërthortë për të pëfituar votën e zgjedhëses, debitore e OSHEE, dhe anëtarëve të familjes së kësaj të fundit, që janë zgjedhës”, thuhet në padinë e ngritur ndaj kryebashkiakut.
Te kallëzuarit në Vorë
- Edlir PICARI, me detyrë nënkryetar i KZAZ nr. 26, Vorë;
- Gezim DEMIRAJ, me detyrë sekretar i KZAZ nr. 26, Vorë;
- Astrit LALA, me detyrë anëtar i KZAZ nr. 26, Vorë;
- Eljon ZGURI, me detyrë anëtar i KZAZ nr. 26, Vorë;
- Elisa GJONI, me detyrë anëtare e KZAZ nr. 26 Vorë