Më 9 nëntor 2020, Ilham Aliyev dha një intervistë për BBC News ku gjatë intervistës, gazetarja e BBC u përpoq të kritikonte qeverisjen e Azerbajxhanit duke e akuzuar për mungesë demokracie dhe lirie të medias.
Por ajo u përball me argumente të arsyetuara nga ana e Presidentit Aliyev lidhur me ato çka ndodh me lirinë e medias në Perëndim.
Aliyev i përmendi gazetares burgosjen e Assange duke i thënë se Perëndimi nuk ka të drejtë morale për të kritikuar Azerbajxhanin kur burgosi një njeri për aktivitet gazetaresk.
Intervista:
Presidenti: Pse mendoni se njerëzit në Azerbajxhan nuk kanë media të lirë dhe opozitë?
Gazetarja: Sepse kështu më thonë burimet e pavarura në këtë vend.
Presidenti: Cilat burime të pavarura?
Gazetarja: Shumë burime të pavarura.
Presidenti: Më tregoni, cilat?
Gazetarja: Unë tani nuk mund të përmend emrat e burimeve.
Presidenti: Aaa, nëse nuk mund të thuash emrat atëherë ti vetëm po shpik një histori.
Gazetarja: Pra ju po thoni se media nuk është nën kontrollin e shtetit?
Presidenti: Jo të gjitha!
Gazetarja: Dua të them se OJQ-të janë objekt të goditjeve, gazetarët janë objekt të sulmeve, kritikët janë në burg.
Presidenti: Aspak.
Gazetarja: Asnjë nga këto nuk është e vërtetë?
Presidenti: Absolutisht të rreme, absolutisht. Ne kemi media të lirë, ne kemi internet të lirë dhe numri i përdoruesve të internetit në Azerbajxhan është më shumë se 80%. A mund të imagjinoni kufizimin e medias në një vendi ku interneti është i lirë ku nuk ka censurë dhe janë 80 përqind përdorues të internetit. Kjo është edhe një herë një qasje e njëanshme. Është një përpjekje për të krijuar një perceptim në audiencën Perëndimore për Azerbajxhanin. Ne kemi opozitë, ne kemi OJQ-ja, ne kemi aktivitet të lirë politik, ne kemi media të lira, ne kemi liri shprehjeje. Por nëse ju ngrini këtë pyetje a mund t’ju pyes vetëm një.
Si e vlerësoni është që po i ndodh z.Assange? A është ky reflektim i medias së lirë në vendin tuaj? Le të flasim për Assange. Sa vite shpenzoi ai në Ambasadën Ekuadoriane? Dhe për çfarë? Ku është ai tani? Për aktivitet gazetaresk ju e mbajtët atë person peng, në fakt e jeni duke e vrarë moralisht dhe fizikisht. Ju e bëtë, jo ne, dhe tani ai është në burg, pra ju nuk keni të drejtë morale të flisni për median e lirë kur ju bëni gjera të tilla.