Reshjet e dendura të shiut e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Megjithatë sipas ARRSH-së, të gjitha rrugët kombëtare janë të kalueshme.
Ajo u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në rrugë, të respektojnë sinjalistikën, të pajisen me zinxhirë e goma dimërore si dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale. Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve nga bora por dhe nga rënia e materialeve në rrugë si në ‘Shkallën e zezë’ ku ka pasur rrëshqitje. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, për shkak të lagështisë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.