Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar një ndalim të plotë për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit.
Presidenti Biden tha se ndalimi i importeve të naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në Shtetet e Bashkuara do t’u kushtojë amerikanëve, por sipas tij mbrojtja e lirisë kushton.
“Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara. Unë thashë se do të barazohesha me popullin amerikan që në fillim dhe kur fola për herë të parë për këtë, thashë se mbrojtja e lirisë do të kushtojë, do të na kushtojë edhe neve në Shtetet e Bashkuara. Republikanët dhe demokratët e kuptojnë njësoj. Republikanët dhe demokratët njësoj janë të qartë se ne duhet ta bëjmë këtë.”- tha Biden nga Shtëpia e Bardhë, citon CNN.
Ai tha gjithashtu se SHBA ka dhënë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën.
Biden pranoi se pushtimi rus i Ukrainës tashmë po dëmton familjet amerikane, duke përfshirë rritjen e çmimit të gazit. Ai pranoi se vendimi i tij për të ndaluar importet e naftës ruse do të kushtojë në vend.
“Vendimi sot nuk është pa kosto këtu në shtëpi. Lufta e Putinit tashmë po dëmton familjet amerikane në pompën e gazit. Që kur Putini filloi ngritjen e tij ushtarake në kufirin ukrainas, vetëm që atëherë, çmimi i gazit në Amerikë u rrit 75 cent. Me këtë aksion do të rritet edhe më tej.”– tha ai.
Biden shtoi: “Unë do të bëj gjithçka që mundem për të minimizuar rritjen e çmimit të Putinit këtu në shtëpi.”