Vendosni fjalën kyçe....

Blinken i bën thirrje Evropës të heqë dorë nga varësia nga energjia ruse: Rusia e përdor si armë



Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se është “imperative” që vendet evropiane të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, veçanërisht ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, në mënyrë që të sigurohet që furnizimi të jetë “gjerësisht i disponueshëm”.

Siç shkruan CNN, Blinken po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi në Talin me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Gjatë fjalës së tij, Blinken tha se ekziston një “një mundësi e rëndësishme, jo vetëm por e domosdoshme në këtë moment për të hequr dorë përfundimisht, për shumë vende në Evropë, nga varësia nga energjia ruse. Sepse Rusia e përdor atë si armë”.

Kallas bëri thirrje që të përjashtojë plotësisht Rusinë dhe Bjellorusinë nga rrjeti i pagesave të sigurisë së lartë SWIFT dhe të kufizojnë aksesin e saj në kriptovalutat.

Ajo tha se vendet duhet të fokusohen në “izolimin e plotë” të Rusisë nga bota e lirë. Situata e përkeqësuar e sigurisë “kërkon ndryshime të shpejta në sigurinë evropiane”, theksoi ajo duke shtuar se bota duhet të përgatitet për më të keqen.