Kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati i cili doli i treti në garën elektorale të 6 Marsit, i ka dalë në krah kryedemokratit Lulzim Bashës për të cilin thotë se nuk duhet të japë dorëheqjen.
Ndërsa futej në selinë blu për mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Bushati u pyet nga gazetarët nëse Basha duhet të jepte dorëheqjen.
Sipas Bushatit, nuk ka lidership më të ri se Lulzim Basha deri më tani në Partinë Demokratike.
Prononcimi për mediat i Bushatit:
Pyetje: A duhet të japë dorëheqjen z. Basha?
Bushati: Në asnjë mënyrë.
Pyetje: Keni dalë i treti z. Bushati në Shkodër, kush është përgjegjës për humbjen?
Bushati: Ne dhamë modelin tonë më të mirë…
Koment nga gazetari: Po dolët i treti, nuk keni marrë as 10 mijë vota.
Bushati: Është e vërtetë, po do bëjmë analizën e zgjedhjeve dhe do dalin problematikat.
Pyetje: A duhet një lidership i ri?
Bushati: Më i ri se z. Basha s’ka lidership.