Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Asnjë humbje jete nga Covidi, 87 qytetarë të infektuar



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit.

Kështu bëhet me dije se në 24 orë nuk ka humbur jetën nga koronavirusi asnjë person. Megjithatë nga 1605 testime kanë rezultuar pozitivë 87 qytetarë.

Po ashtu bëhet me dije se 212 qytetarë janë shëruar nga virusi.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Po ashtu ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

NJOFTIMI

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1605 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd.

Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Mars 2022)

Raste të reja ditore           87

Të shëruar në 24 orë        212

Të shtruar në spitale         44

Humbje jete në 24 orë        0

Testime ditore                   1605

Testime totale               1,754,760

Raste pozitive                  272,337

Raste të shëruara              267,672

Raste Aktive                        1182

Humbje jete                          3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              328

Fier                   201

Lezhë               184

Elbasan           95

Kukës              94

Shkodër            81

Vlorë                65

Gjirokastër       38

Berat                31

Korçë                36

Durrës               25

Dibër                  4