Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria


Kryeministri Rama tha ditën e sotme se çmimi i naftës në tregun e brendshëm nuk varet nga qeveria.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i qeverisë theksoi se tregu është shumë i ndjeshëm nga çdo zhvillim për më tepër që në Ukrainë ka luftë.

Ai tha se ndikimi vjen pas sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj një vendi sovran.

“Vendet e mëdha të aleancës përballen me kritika në rritje në rritje se po financojnë luftën duke blerë naftën dhe gazin rus. Po gazi rus përbën më shumë se 40% të konsumit në Europë. Por largimi nga nafta e gazi rus do sillte vështirësi të shumta në procesin afatshkurtër. Shqipëria është njësoj e prekur si të gjitha vendet e tjera. Diskutimi për çmimin e naftës që edhe këtu ndikohet nga tregu jo nga vendimet e qeverisë është i pjesshëm duke qenë se nuk merret parasysh se në strukturën e çmimit ne kemi kontribute që në vendet e tjera paguhen veçmas. Në vendet e tjera paguan këtë taksë karboni e qarkullimi veçmas pavarësisht se sa naftë harxhon. Nuk është qeveria në tregun e lirë dhe çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Tregu është super i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave dhe jo më në kohë lufte.” – tha Rama.