Vendosni fjalën kyçe....

“Unë nuk po fshihem dhe nuk kam frikë” -Zelensky tregon vendndodhjen e tij me një video


Presidenti ukrainas ka publikuar një video të filmuar në zyrën e tij në Kiev, ku po qëndron që nga fillimi i sulmit të Rusisë.

Volodymyr Zelensky përmes kësaj videoje u përgjigjet akuzave se është larguar nga Kievi dhe se po fshihet. Ai thotë se do të qëndrojë në kryeqytet dhe se nuk ka frikë nga askush.

“Unë po qëndroj në Kiev.

Në rrugën Bankova.

Nuk po fshihem.

Dhe nuk kam frikë nga askush.”– shprehet ai.

Kujtojmë se që kur nisi sulmi rus në Ukrainë, në rrjet ka patur akuza të shumta ndaj Zelensky-t se ai është larguar nga Kievi dhe se videot që publikonte kishin qenë të pararegjistruara.