Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Ukraina ka një zgjidhje të mundshme për njohjen e Krimesë dhe republikat e Donetskut dhe Luganskut


Ukraina ka një zgjidhje të mundshme për çështjen e njohjes së territoreve të Krimesë dhe të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut (DPR dhe LPR). Të paktën kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymir Zelensky të martën për ABC.

“Ky është një ultimatum tjetër dhe ne nuk jemi të përgatitur për ultimatume. Por ne kemi zgjidhjen e mundshme të zgjidhjes për këto pika kyçe.”– tha Zelensky duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Kievi do vazhdojë të refuzojë kërkesat e Moskës: njohjen e Krimesë, DPR-së dhe LPR-së si dhe refuzimin për t’u bashkuar me NATO-n.

“Ajo që duhet bërë është që Presidenti Putin të fillojë të flasë.”- shtoi lideri ukrainas, citon TASS. Por ai nuk zbuloi se cila ishte kjo zgjidhje.

Duke u ndalur në pyetjen mbi mundësinë e njohjes së Krimesë nga Kievi si pjesë e Rusisë dhe pavarësinë e dy republikave të vetëshpallura Popullore, Zelensky vuri në dukje se “është më e vështirë sesa thjesht t’i pranosh ato”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një fjalim televiziv më 24 shkurt se në përgjigje të një kërkese të liderëve të republikave të Donbasit ai kishte marrë një vendim për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak. Kreu i shtetit rus theksoi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës.