Vendosni fjalën kyçe....

Akuza nga Ukraina: Rusia ka sulmuar repartin e fëmijëve dhe maternitetin në spitalin e Mariupolit


Rusia ka shkatërruar një spital për fëmijë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit në juglindje të Ukrainës. Të paktën kështu pretendon thotë këshilli i këtij qyteti.

Në një deklaratë të bërë publike në Facebook, zyrtarët thonë se “forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”.

Në njoftim thuhet se ende nuk e dinë numrin e saktë të viktimave.

“Reparti i maternitetit në qendër të qytetit, reparti i fëmijëve dhe reparti i terapisë në spital – të gjitha u shkatërruan në një sulm ajror rus në Mariupol.”– tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, citon BBC.

Kyrylenko shtoi se të plagosurit nga sulmi janë duke u evakuuar në spitalin më të afërt.

BBC thotë se nuk mundet t’i verifikojë në mënyrë të pavarur akuzat, por një deputet lokal, Dmytro Gurin, i përsëriti pretendimet gjatë një interviste.