Vendosni fjalën kyçe....

Avionët polakë MiG-29 mund të dërgohen në Ukrainë përmes Kosovës? Çfarë shkruan media gjermane


Mediat gjermane kanë shkruajtur sot se Kosova mund të jetë një nga opsionet që polakët të dërgojnë avionët e tyre luftarakë në Ukrainë.

Gazeta gjermane “Tagesschau” shkruan se ideja e polakëve është që të nisin avionët e tyre MiG-29 në SHBA dhe prej andej në Ukrainë.

“Një skenar i mundshëm është që avionët mund të devijojnë në Ramstein dhe të fluturojnë në një vend jo anëtar të NATO-s ose jo të BE-së.

Pilotët ukrainas mund t’i fluturonin në Ukrainë prej andej. Asnjë vend nuk u emërua publikisht si vend transit, megjithatë Kosova konsiderohet si një nga opsionet e mundshme. Është e diskutueshme nëse përdorimi i MiG-29 nga Ukraina mund të inicojë një kthesë ushtarake, pasi numri i tyre është i menaxhueshëm dhe makinat janë teknikisht inferiore në krahasim me avionët më të sofistikuar rusë.”– thuhet në artikull.

Por ky transferim i avionëve në Ukrainë me sa duket nuk është planifikuar nga SHBA-ja. E njëjta medie ka raportuar se ky propozim është refuzuar nga SHBA, pasi Pentagoni e pa propozimin si “të paqëndrueshëm”.