Bashkia e Tiranës ka nisur disbursimin e subvencionit për transportin publik në kryeqytet pas . Për muajin Janar 2022, shoqatat e transportit marrin në total 120 mijë euro, ndërkohë që pagesat do të bëhen çdo muaj në bazë të skemës së subvencionimit. Shuma totale e subvencionit e miratuar nga Bashkia e Tiranës si paketë ndihmë për operatorët e transportit publik është 1 milion euro.
Kjo është hera e parë në histori që Bashkia e Tiranës vendos të subvencionojë përmes një pakete prej 1 milion eurosh shërbimin e transportit publik me qëllim përballimin e situatës, por dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Subvencionimi 1 milion euro do të mbulojë periudhën përgjatë gjithë vitit 2022.