Real Madrid dhe Man.City janë kualifikuar për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Man.City barazoi pa gola në ndaj Sporting Lisbonës pasi në Portugali pati fituar 5-0.
Në sfidën tjetër, galaktikët morën një fitore me përmbysje ndaj PSG-së dhe arritën kualifikimin edhe pse e nisnin në disavantazh të 1-0 nga sfida e parë.
PSG shënoi e para me Mbappe në këtë sfidë por njeriu i ndeshjes për Madrilenët ishte Benzema golat e të cilit përmbysën sfidën.
Benzema shënoi tripletë në pjesën e dytë dhe i dha fitoren dhe kualifikimin Real Madridit. Kështu PSG-ja e mbyll këtu aventurën në Ligën e Kampionëve edhe pse me yje në skuadër nuk arrin të shkojë më tej për titullin e shumë lakmuar prej tyre.