Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së


Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka dhënë dorëheqjen nga nga ky post, pas humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në një njoftim në Facebook, Duma shprehet se ka marrë këtë vendim pas refuzimit të kryetarit Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen siç ia kanë kërkuar shumica e grupit parlamentar.

“Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët.”- shkruan Duma.

Grida Duma është e dyta nënkryetare që jep dorëheqjen nga posti, pasi menjëherë pas rezultatit të 6 marsit u largua nga ky post edhe Agron Gjekmarkaj. Nga postet në PD kanë hequr dorë edhe të tjerë deputetë në formë proteste, si Ervin Salianji, Flutura Açka e të tjerë.

REAGIMI I DUMËS

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!