Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania kundër dërgimit të avionëve në Ukrainë


Kancelari gjerman Olaf Scholz përjashtoi mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Kiev të mërkurën, duke shënuar një goditje të dytë brenda disa orësh ndaj kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për mbështetje nga vendet dhe aleancat perëndimore.

“Ne kemi siguruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes dhe … kemi dërguar armë për të cilat ju kemi thënë, por është gjithashtu e vërtetë që ne duhet të shqyrtojmë me shumë kujdes atë që bëjmë konkretisht, dhe padyshim që avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj.”– tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, citon RT.

Vendimi i Scholz për të refuzuar ofrimin e avionëve për Ukrainën vjen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan ofertën e Polonisë për të ofruar avionë luftarakë MiG-29 në Kiev përmes një baze ajrore amerikane në Gjermani, duke pretenduar se propozimi ngre “shqetësime serioze” për aleancën e NATO-s.

Varshava kishte ofruar të martën të siguronte avionë luftarakë MiG-29 të prodhimit rus për të furnizuar forcat ajrore ukrainase duke i dorëzuar ato në një bazë amerikane në Ramstein, Gjermani përpara se të vendoseshin në Ukrainë. Kjo erdhi pas kërkesave të përsëritura nga presidenti ukrainas për më shumë mbështetje.

Pentagoni amerikan e refuzoi këtë sugjerim nga Polonia, duke pretenduar se fluturimi i avionëve nga një bazë amerikano-NATO “në hapësirën ajrore që kontestohet me Rusinë mbi Ukrainën ngre shqetësime serioze për të gjithë aleancën e NATO-s”.