Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm Tirana, edhe qytetarët e Durrësit në protestë kundër rritjes së çmimeve, fikin makinat në mes të rrugës (FOTO)


Protesta për rritjen e çmimeve nuk po mbahet vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Qytetarët durrsakë janë mbledhur përpara bashkisë dhe në shenjë proteste, kanë fikur makinat në orën 17:00, duke bllokuar rrugët që mundësojnë lëvizjen në sheshin kryesor të Durrësit.

Ata kërkojnë çmimit të hidrokarbureve dhe lëndëve të tjera bazë që këto ditë kanë kapur shifra rekord.

Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë argumentuar se rritja e çmimit të hidrokarbureve por edhe e produkteve të tjera është ndikuar nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.