Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Ajo shkruan në rrjetet sociale, se protesta është Këshillimi Kombëtar i vërtetë, duke shtuar se duhet dëgjuar zëri i popullit dhe të frenohet rritja e çmimeve.
“Këshillimi Kombëtar’ i vërtetë po ndodh tani para Kryeministrisë. Dëgjojeni zërin e popullit, frenoni rritjen e çmimeve!”-shkruan Kryemadhi.