Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet edhe për 3 kryebashkiakët e Durrësit, Shkodrës, Lushnjës, të zgjedhur në zgjedhjet e pjesshme vendore.
KQZ u mblodh sërish pasdite ku i certifikoi edhe tre kryebashkiakët e mbetur pas verifikimeve të kryera. Më herët u mandatuan kryetarët e rinj të bashkive Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.
Në mbledhjen e sotme, Partia Demokratike nuk u bë pjesë. I pranishëm në sallë ishte vetëm përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, mes LSI-së, PDK-së dhe Komisionit të Rithemelimit të PD-së.
Në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura më 6 Mars, Partia Socialiste fitoi 5 bashki, “Shtëpia e Lirisë” fitoi bashkinë e Shkodrës ndërsa Partia Demokratike e Lulzim Bashës doli forcë e tretë.
Mandati për 6 kryebashkiakët e rinj ka afat 1-vjeçar.
Kryebashkiakët e rinj:
Bashkia Vorë – Blerim Sheraj nga PS
Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla nga PS
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa nga PS
Bashkia Dibër – Rahim Spahiu nga PS
Bashkia Durrës – Emirjana Sako nga PS
Bashkia Shkodër – Bardh Spahia nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”