Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e zhvilluar ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve ku thotë se në rajon janë aprovuar paketa ekonomike për zbutjen e krizës ndërsa në Shqipëri asnjë para nuk është dhënë.
Meta kërkon që qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimeve të karburanteve dhe me një paketë ndihme për familjet në nevojë.
“Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.
Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
Kroacia heq akcizën e naftës.
Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.
Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
Për uljen e çmimit të karburanteve;
Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!”-shkruan Presidenti Meta.