Mbi 20 qytetarë, që ishin pjesë e protestës në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës janë shoqëruar nga policia
Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protesta përveç Tiranës pati edhe në Durrës, ku qindra qytetarë u mblodhën përpara Bashkisë.