Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohet Unaza nga qytetarët (Foto)


LSA ka publikuar pamje nga tubimi i qytetarëve të cilët protestuan kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe të karburantit.

Qytetarët kanë bllokuar jo vetëm Bulevardin para kryeministrisë por edhe një pjesë të unazës gjatë lëvizjes së tyre.

Në protestë ka pasur thirrje që qeveria të ndërhyjë për zbutjen e efekteve të rritjes së çmimeve.