Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rritjen e çmimeve në vendin tonë. Ai bën përgjegjëse për këtë luftën në Ukrainë.
Në një postim në Facebook, ai shprehet se lufta po i ngre “zgupthi” çmimet ndërsa qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.
Rama u kërkon qytetarëve të pyesin dhe të shikojnë se çfarë bëhet edhe në vendet fqinje dhe të kuptojnë se nuk jetojmë në kohë normale.
“E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:
QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILjARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!
LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet.”- shkruan Rama.