Vendosni fjalën kyçe....

Vasili propozon nismë ligjore për uljen e çmimit të karburanteve: Koha nuk pret



Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka paraqitur sot një nismë ligjore në Kuvend për uljen e çmimit të karburanteve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se ka kërkuar peziullimin e Taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit. Ai thekson se koha nuk pret dhe kjo nismë duhet miratuar menjëherë në Kuvend.

“Kam paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë Nismë ligjore për uljen e çmimit të karburanteve! (Dokumenti)

Kam kërkuar pezullimin e pagesës së Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit.

Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt në këto momente kritike.

Kuvendi duhet të miratojë menjëherë këtë Nismë Ligjore në të mirë të qytetarëve dhe familjeve e bisneseve shqiptare.

Qytetarët duhen ndihmuar e mbështetur sot.”– shkruan Vasili ndërsa ndan edhe një pjesë të dokumentit që ka dorëzuar në Kuvend.