Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky publikon videon nga spitali i bombarduar i Mariupolit: Fëmijët janë nën rrënoja, për sa kohë do e injoroni terrorin



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar lidhur me sulmin në spitalin e Mariupolit.

Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe thotë se fëmijët janë varrosur nën rrënoja pasi nga ky sulm i godit reparti i fëmijëve dhe materniteti.

“Mariupol. Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënoja. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylleni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni humanizmin.”- shkruan Zelensky.

Kujtojmë se më herët, këshilli i këtij qyteti njoftoi se Rusia ka shkatërruar një spital për fëmijë. Në njoftim thuhej se ende nuk e dinë numrin e saktë të viktimave.

Në atë deklaratë zyrtarët pretendonin se “forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”.