Vendosni fjalën kyçe....

A ka Ukraina armë kimike apo biologjike? Nuland përgjigjet para Senatit: Ukraina ka objekte kërkimore biologjike (Video)


SHBA-ja pranoi të martën se Ukraina ka “objekte kërkimore biologjike”. Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, në përgjigjen e saj për Senatorin Marco Rubio tha se SHBA-të janë të shqetësuara se “objektet e kërkimit” mund të bien nën kontrollin e forcave ruse. “Ne po punojmë me ukrainasit se si ata mund të parandalojnë që ndonjë nga ato materiale kërkimore të bjerë në duart e forcave ruse nëse afrohen”, shtoi ajo.

Ky zbulim erdhi direkt nga zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, e cila tha se SHBA po punonte me Ukrainën për të parandaluar forcat pushtuese ruse që të kapnin materiale kërkimore biologjike.

Ukraina ka objekte kërkimore biologjike, të cilat në fakt tani jemi mjaft të shqetësuar se trupat ruse, forcat ruse, mund të kërkojnë të fitojnë kontrollin e tyre”, u tha Nuland ligjvënësve amerikanë në një seancë dëgjimore në Senat kur u pyet drejtpërdrejt nëse Ukraina ka bioarmë.

Shtetet e Bashkuara mohuan të mërkurën akuzat e Rusisë se Uashingtoni po operonte në laboratorët të bio-armëve në Ukrainë, duke i quajtur pretendimet “qesharake” dhe duke sugjeruar se Moska mund të jetë duke hedhur bazat për të përdorur një armë kimike ose biologjike.

Në të njëjtën mënyrë, BE-ja i quajti raportime për laboratorët e tillë si pjesë e një fushate dezinformimi të Rusisë.